U kthyen nga Anglia dhe kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, Gjykata lë në burg dy vëllezërit Matraxhi

Shqipëria

U kthyen nga Anglia dhe kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, Gjykata lë në burg dy vëllezërit Matraxhi

Më: 24 mars 2025 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, të cilët kishin pershatur nje banesë në Laknas në shtëpi bari si dhe punonjesin e OSHEE-së, Endrit Paja.

Rezulton se dy vëllezërit ishin kthyer nga Anglia, dhe katin e dytë të banesës e kishin përshtatur për kultivim te  bimëve narkotike.

Pajisje të posaçme u gjetën të instaluara në ambientin e brendshëm të objektit për të krijuar kushte të kultivimit të drogës, teksa bimët e gjetura ishin në fazë të avancuar të rritjes.

Ndërsa, u gjet edhe një sasi droge e paketur gati per shitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat