48-vjeçari në kërkim për vdekjen e turistes britanike, burgoset në Norvegji për trafik droge, babai i 29-vjeçares: Shqipëria po zvarrit çështjen

Shqipëria

48-vjeçari në kërkim për vdekjen e turistes britanike, burgoset në Norvegji për trafik droge, babai i 29-vjeçares: Shqipëria po zvarrit çështjen

Më: 26 mars 2025 Në ora: 11:19
George Gannon

Një 29-vjeçare britanike humbi jetën në shtator të vitit 2022 në Shqipëri gjatë zhytjes.

Instruktori i zhytjes, 48-vjeçari Saimir Kushova ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, por duket se ai rezulton i dënuar me 15 vite burg nga drejtësia norvegjeze, për trafik droge.

Babai i 29-vjeçares, George Gannon, duke folur ekskluzivisht për MailOnline tha: “Kam kaluar pothuajse tre vjet në Shqipëri duke ndjekur autoritetet për drejtësi. Ka qenë një proces i vështirë dhe jam ndjerë i vetmuar. . Kam kaluar kohë larg familjes, por gjithçka që doja ishte që ky njeri të përballej me mua në gjykatë dhe tani ai është burgosur në Norvegji. Ky burrë është përgjegjës për vdekjen e vajzës sime dhe ai duhet të dalë në gjyq, thjesht doja që autoritetet shqiptare ta merrnin seriozisht atë që më ndodhi mua, vajzës time. Ne e morëm vesh vetëm disa javë më parë, e dinim se ai ishte arratisur pak kohë pasi Rebeça vdiq, por duket se ai përfundoi në Norvegji dhe u përfshi në disa operacione të kontrabandës së drogës.

Kemi zbuluar se ai u arrestua në Norvegji rreth gjashtë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria, por nuk e kishim idenë se ai ishte akuzuar, dënuar dhe burgosur për kontrabandë droge.

“Ndihet sikur ai po i shpëton drejtësisë për rolin e tij në vdekjen e Rebeça-s, por unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për të”, tha ai.
Rebeça ishte me pushime me të dashurin e saj Robert Kerans kur ndodhi tragjedia teksa ata zhyteshin në zonë me rrënoja të mbytura në Sarandë.

Çifti kishte çertifikata zhytjeje PADI dhe kishte zgjedhur të shkonte në udhëtimin e organizuar të Kushovës me një firmë që ai zotëronte të quajtur Spiranca Diving Centre. Por brenda pak minutash nga hipja në bord, si Receça ashtu edhe Roberti po vinin në dyshim gjendjen e keqe të pajisjeve me xhaketa shpëtimi nën standarde dhe rezervuarë gjysmë bosh oksigjeni.
Rebeça, e cila ishte mësuar të zhytej deri në 30 metra, u vu në vështirësi pavarësisht se uji ishte vetëm shtatë metra i thellë dhe ajo u mbyt.

Sipas z. Gannon para se të vdiste, ajo ishte rishfaqur ‘në një panik dhe duke u lutur për ndihmë’, por më pas rrëshqiti nën valë.
Ai tha se autoritetet në Shqipëri kishin zvarritur hetimet dhe kishin marrë shumë kohë për ta akuzuar Kushovën.
Megjithatë ajo që është akoma më e rëndë sipas tij,ë shtë që Kushova u arrestua dhe u arratis dy herë nga paraburgimi, duke përfunduar në Norvegji.

Kushova ishte pjesë e një bande të fortë shqiptare të përfshirë në kontrabandën e asaj që ishte kapja më e madhe ndonjëherë e kokainës në Norvegjinë perëndimore. Ai u zhyt në rrënojat e një anijeje jashtë bregut dhe mori disa çanta të zeza që përmbanin drogë dhe i nxori në sipërfaqe. Kushova i tha gjykatës së qarkut Hordaland se ai nuk e kishte idenë se çfarë kishte në çanta dhe tha se i ishte kërkuar të ndihmonte sepse ishte një ‘zhytës ekspert’.

Policia dhe zyrtari i doganës e kapën bandën në prill 2023 më pak se një vit pas vdekjes së Rebekës.

Z. Gannon, i cili është ende në Shqipëri, shtoi: “Pasi ai kaloi jashtë vendit, policia tha se kishte vënë një alarm për të përmes Interpolit, por ne nuk dëgjuam asgjë për shumë vite. Ne zbuluam se ai ishte arrestuar dhe dënuar 15 vjet në Norvegji për kontrabandë droge disa muaj më parë. Vitet e fundit më kanë kushtuar financiarisht më shumë se 53,000 £ dhe më ka kushtuar kohë me familjen time, ne kemi shpenzuar kursimet tona dhe na është dashur të mbyllim biznesin tonë të furrës.Nuk kemi pasur mbështetje reale nga autoritetet shqiptare apo ambasada britanike në Tiranë. E di që është në burg në Norvegji dhe ndoshta nuk do të largohet së shpejti, por nuk do të pushoj derisa ai të dalë në gjykatë dhe të dënohet për rolin e tij në vdekjen e vajzës sime. Unë mund të jem gati 80 vjeç në kohën kur ai të lirohet, por thjesht dua ta shoh atë në gjykatë dhe të burgoset për rolin e tij në vdekjen e Rebekës. Unë dua që ai të përballet me drejtësinë për atë që ka bërë, më ka kushtuar gjithçka, madje kam menduar të shkoj në Norvegji dhe të kryej një krim që ta shoh në burg”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat