Majko rrëfen arsyet pse mendoi të mos kandidonte për deputet

Shqipëria

Majko rrëfen arsyet pse mendoi të mos kandidonte për deputet

Më: 29 mars 2025 Në ora: 16:29
Pandeli Majko

Dy herë Kryeministër, dy herë Ministër i Mbrojtjes dhe 8 herë deputet, Pandeli Majko është një nga katër personalitetet e mëdha të politikës shqiptare.

I vendosur në Kavajë në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit, Majko tregon se kishte menduar të tërhiqej nga zgjedhjet dhe, si rrjedhojë, të largohej nga politika.

“Kam pasur mëdyshje nëse do të futesha në zgjedhje apo jo. Lidhur me faktin që Edi Rama kishte deklaruar se do të ishte në listën e hapur, i thash se për mua do të ishte e çuditshme që unë të garoja përballë Edi Ramës. Deri në atë pikë kam qenë i dyzuar të futesha apo jo në zgjedhje.

Megjithatë, në momentin që ai deklaroi se do të ishte në listën e mbyllur, isha dakord dhe u futa në garë. Por, nëse ai do të ishte në listën e hapur, nuk mendoj se do të më shkonte mua të kandidoja përballë Ramës, ndaj nuk do të isha futur”, tha Pandeli Majko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat