Skiatori kroat Filip Zubçiç ka bërë rrëshqitje më të mirë dhe triumfon në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Santa Caterina Valfurva të Italisë.
Zubçiç, si në grahjen e parë po ashtu edhe në të dytën ka qenë më i mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:15,06 minuta apo ishte më i shpejt për 12 qindtat se slloveni Zan Kranjec.
Zvicerani Marco Odermatt arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 30 qindtat se fituesi i garës apo ishte më i shpejt për 36 sekonda se bashkëkombësi i tij, Loic Meillard, që zë pozitën e katërt.
Zubçiç
Në renditjen e përgjithshme të disiplinës së sllallomit të madh, zvicerani Odermatt udhëheq me 140 pikë duke e lënë pas Zubçiçin me 122, Braathen 122, Kranjec me 116 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, francezi Pinturault kryeson me 195 pikë, pasojnë Zubçiç me 148, Odermatt 140, Braathen 135, Kristoffersen me 134 pikë etj.
Rezultatet
1. Filip Zubçiç (Kroacia) 2:15,06
2. Zan Kranjec (Sllovenia) +0,12
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0,30
4. Loic Meillard (Zvicra) +0,66
5. Alexis Pinturault (Franca) +0,80
6. Tommy Ford (SHBA) +0,98
7. Adam Zampa (Sllovakia) +1,15
8. Matheus Faivre (Franca) +1,24
9 Aleksander Kilde (Norvegjia) +1,31
10. Erol Read (Kanada) +1,48