Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Santa Caterina të Italisë.
Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:08,53 minuta, duke e lënë pas për 73 qindtat e sekondës amerikanin Tommy Ford.
Skiatori amerikan ishte më i mirë për dy qindtat se kroati Filip Zubçiç, që renditet në pozitën e tretë, ndërsa Loic Meillard nga Zvicra, për tre qindtat mbetet jashtë podiumit.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault dhe Odermatt kryesojnë me 240 pikë, pason Zubçiç 208 pikë etj. Në disiplinën e sllallomit të madh Odermatt udhëheq me 240 pikë, pas tij janë Zubçiç 182 pikë, Meillard 145 etj.
Rezultatet
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:08,53
2. Tommy Ford (SHBA) +0,73
3. Filip Zubçiç (Kroacia) +0,75
4. Loic Meillard (Zvicra) +0,78
5. Alexis Pinturault (Franca) +0,82
6. Luca De Aliprandini (Italia) +0,86
7. Leif Nestvold-H. (Norvegjia) +0,91
8. Adam Zampa (Sllovakia) +1,01
9. Alexander Schmid (Gjermania) +1,09
10. Erik Read (Kanada) +1,13