Zvicerani Mauro Caviezel është fitues i garës së supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt sot në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës.
Skiatori zviceran ka bërë rrëshqitje më të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar 1:01,34 minuta.
Ai ishte më i shpejtë për 10 qindtat se norvegjezi Adrian Sejersted.
Austriaku Christian Walder zuri vendin e tretë por ngeci me kohë për 54 qindtat nga pozita e parë, ndërsa kishte kohën më të mirë për 22 qindtat se pozita e katërt, kanadezi Travis Ganong.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault udhëheq me 276 pikë, pasojnë Odermatt me 260, Zubçiç 208, Kristoffersen 156 pikë etj.
Rezultatet
1. Mauro Caviezel (Zvicra) 1:01,34
2. Adrian Sejersted (Norvegjia) +0,10
3. Christian Walder (Austria) +0,54
4. Travis Ganong (Kanada) +0,76
5. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,77
6. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +0,82
7. Alexis Pinturault (Franca) +0,86
8. Christof Innerhofer (Italia) +0,88
8. Andreas Sander (Gjermania) +0,88
10. Beat Feuz (Zvicra) +0,91