Skiatorja italiane, Marta Bassino, triumfon në garën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Courcheval të Francës.
Bassino zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:19,03 minuta, duke e lënë pas për 46 qindtat e sekondës suedezen Sara Hector.
Sllovakja Petra Vlhova në grahjen e parë doli por në të dytën nuk i shkoi ashtu si planifikoi dhe përfundon në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 59 qindtat e sekondës se fituesja e garës.
Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin renditet në pozitën e katërt me kohë të ngadalshme për 1 sekondë e 70 qindtat se Bassino.
Në renditjen e përgjithshme, Vlhova kryeson me 420 pikë, e dyta është Bassino me 258 pikë, dhe e treta zviceranja Michelle Gisin me 207 pikë.
Rezultatet
1. Marta Bassino (Italia) 2:19,03
2. Sara Hector (Suedia) +0,46
3. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,59
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,70
5. Federica Brignone (Italia) +1,93
6. Katharina Liensberger (Austria) +2,00
7. Stephane Brunner (Austria) +2,26
8. Michelle Gisin (Zvicra) +3,09
9. Lara Gut Behrami (Zvicra) +3,39
10. Ricarda Haaser (Austria) +3,45