Skiatori slloven Martin Çater ka shënuar fitore të bujshme në disiplinën e lëshimit të Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës. Ai arriti suksesin më të madh të karrierës së tij.
Çater zuri vendin e parë me kohë të kaluar 2:04,67 minuta, duke shkaktuar senzacion.
Rezultati më i mirë i sllovenit në Kupën e Botës deri më tani ishte vendi i gjashtë në kombinim në Wengen në vitin 2019. Ai është gjithashtu slloveni i tretë që fiton lëshimin pas Andrej Jerman dhe Boshtjan Kline.
Vendin e dytë e zuri austriaku Otmar Striedinger me 22 të qindtat e sekondës pas vendit të parë dhe i treti doli zvicerani Urs Kryenbühl (+0,27).
Në renditjen e përgjithshme, francezi Alexis Pinturault kryeson me 276 pikë, pasojnë zvicerani Marco Odermatt me 261, Filip Zubçiç me 208 pikë etj.
Rezultatet
1. Martin Çater (Sllovenia) 2:04,67
2. Otmar Striedinger (Austria) +0,22
3. Urs Kryenbuhel (Zvicra) +0,27
4. Aleksander Kilde (Norvegjia) +0,36
5. Johan Clarey (Franca) +0,42
6 Beuz Feuz (Zvicra) +0,53
7. Andreas Sander (Gjermania) +0,57
8. Matthias Mayer (Austria) +0,59
9. Romed Baumann (Austria) +0,60
10. Dominik Paris (Italia) +0,62