Amerikanja Mikaela Shiffrin është fituese e garës në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt sot në Qendrën e Skive në Courchevel të Francës.
Shiffrin ishte më e shpejta, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:19.63 minuta, la pas për 82 qindtat italianen Brignone. Në pozitë e tretë renditet francezja Tessa Worley por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 9 qindtat larg pozitës së parë.
Kjo është gjithashtu fitorja e 67-të për Shiffrin në Kupën e Botës, e cila barazon austriakun Marcel Hirscher dhe është pas bashkëkombëses së saj Lindsey Vonn (82 fitore), ndërsa i pari vazhdon edhe më tej ish skiatori suedez Ingemar Stenmark me 86 fitore.
Sllallomi i madh duhet të mbahej dje, por u shty për sot për shkak të motit të keq.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, sllovakja Petra Vlhova udhëheq me 420 pikë, pasojnë Shiffrin 275 pikë, Bassino 358, Gisin me 257 pikë etj.
Në sllallomin e madh, Brignone kryeson me 205 pikë, pasojnë Bassino 200, Shiffrin 150 pikë etj.
Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:19.63
2. Federica Brignone (Italia) +0.82
3. Tessa Worley (Franca) +1.09
4. Michelle Gisin (Zvicra) +1.20
5. Katharina Liensberger (Austria) +1.54
6. Stephania Brunner (Austria) +1,81
7. Lara Gut Behrami (Zvicra) +2,09
8. Ricarda Haaser (Austria) +2,26
9. Sofia Goggia (Italia) +2,27
10. Sara Hector (Suedia) +2,29