Skiatorja zvicerane Corinne Suter triumfon në garën e disiplinës së lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Val d'Isere të Francës.
Zvicerania ishte për 11 të qindave të sekondës më e shpejtë se skiatorja italiane Sofia Goggie dhe 20 qindtat se pozita e tretë, amerikanja Breezy Johnson.
Ilka Stuhec nga Sllovenia përfundon në vend të katërt dhe 45 qindtat e sekondës mbetet lart podiumit përkatësisht vendit të tretë.
Stuhec ishte për herë të fundit në podium në janar të vitit 2019 në Cortina d’Ampezzo.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova prinë me 425 pikë, pasojnë Shiffrin 275, Bassino me 273 pikë etj.
Rezultatet
1. Corinne Suter (Zvicra) 1:44,62
2. Sofia Goggia (Italia) +0,11
3. Breezy Johnson (SHBA) +0,20
4. Ilka Stuhec (Sllovenia) +0,65
5. Nina Ortlieb (Austria) +0,97
6. Ester Ledecka (Çekia) +1,08
7. Tamara Tippler (Austria) +1,25
8. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1,32
9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1,33
10. Elena Curtoni (Italia) +1,36