Skiatori nga Norvegjia, Alexander Aamodt Kilde, ka shënuar fitoren e dytë rresht në Kupën e Botës, që po mbahet në Qendrën e Skive në Val Gardena/Groeden të Italisë.
Kilde dje ka fituar në supersllallom të madh, sot në disiplinën e lëshimit. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:01.45 minuta, duke e lënë pas amerikanin Ryan Cochran-Siegle.
28-vjeçari amerikan mbetet për 22 qindtat e sekondës pas Kildes por me kohë më të mirë për 32 qindtat se pozita e tretë, zvicerani Beat Feuz.
Amerikani Bryce Bennett dhe norvegjezi Kjetil Jansrud përfundojnë me të njëjtën kohë, duke u renditur në pozitën e katërt dhe mbeten larg podiumit për 8 qindtat e sekondës.
Kilde kryeson me 150 pikë në renditjen e lëshimit, duke e lënë pas Çater me 107, Feuz 100 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme, Kilde udhëheq me 335 pikë, pasojnë Odermatt 290, Pinturault 276 pikë etj.
Rezultatet
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 2:01.45
2. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +0.22
3. Beat Feuz (Zvicra) +0.54
4. Bryce Bennett (SHBA) +62
4. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +62
6. Jared Goldberg (SHBA) +72
7. Carlo Janka (Zvicra) +78
8. Romed Baumann (Gjermania) +90
9. Max Franz (Austria) +98
10. Matthias Mayer (Austria) +1.05.