Skiatorja 28-vjeçare nga Bergamo e Italisë, Sofia Goggia, ka shënuar fitoren e saj të tetë në Kupën e Botës, e pesta në disiplinën e lëshimit.
Goggia tregon formë shumë të mirë disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Val d'Isere të Francës.
Ajo fiton garën me kohë të kaluar për 1:44,70 minuta.
Në pozitën e dytë renditet Corinne Suter nga Zvicra me 24 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe me 3 qindtat më e shpejt se Breezy Johnson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në lëshim Goggia dhe Suter kryesojnë me nga 180 pikë, Johnson ka 120 pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova udhëheq me 425 pikë, pasojnë Gisin 298, Shiffrin 275, Basino 273 pikë etj.
Rezultatet
1. Sofia Goggia (Italia) 1:44,70
2. Corinne Suter (Zvicra) +0,24
3. Breezy Johnson (SHBA) +0,27
4. Kajsa Lie (Norvegjia) +0,33
5. Kira Weidle (Gjermania) +0,59
6. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,64
7 Ilka Stuhec (Sllovenia) +0,75
. Ester Ledecka (Çekia) +0,75
9. Michelle Gisin (Zvicra) +0,77
10. Michele Gagnon (Kanada) +0,88