Skiatorja nga Çekia, Ester Ledecka, triumfon në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës.
Garë dramatike deri në pikën e fundit, por çekja për një fije të flokut fiton garën me kohë të kaluar për 1:24,64 minuta.
Ledecka për tre qindtat e sekondës ka qenë më e shpejt se zviceranja Corinne Suter.
Federica Brignone zë pozitën e tretë me kohë më të dobët për 35 qindtat e sekondës se pozita e parë.
Bashkëshortja e futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut, renditet në pozitën e pestë me kohë më të ngadalshme për 78 qindtat se çekja.
Në supersllallomin e madh, Ledecka udhëheq me 100 pikë, pasojnë Suter me 80, Brignone 60 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhona prinë me 465 pikë, e ndjekur nga Gisin 327, Bassino 323 pikë etj.
Rezultatet
1. Ester Ledecka (Çekia) 1:24,64
2. Corinne Suter (Zvicra) +0,03
3. Federica Brignone (Italia) +0,35
4. Marta Bassino (Italia) +0,46
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,78
6. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,84
7. Soffia Goggia (Italia) +0,85
8. Elena Curtoni (Italia) +1,17
9. Michelle Gisin (Zvicra) +1,24
10. Keely Cashman (SHBA) +1,29
10. Kajsa Lie (Norvegjia) +1,29