Skiatori nga Franca, Alexis Pinturault, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Alta Badia në Itali. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:27,19 minuta apo me kohë më të shpejt për 7 qindtat se norvegjezi Lie Mcgrath.
Zvicerani Jistin Murisier arriti në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 24 qindtat se fituesi i garës dhe ishte më i mirë për 4 qindtat e kohës se bashkëkombësi i tij, Marco Odermatt.
Fakti interesant është me kroatin Filip Zubçiç, që e përsëriti rezultatin e vitit të kaluar nga sllallomi i madh në Alta Badia, duke e zënë vendin e dhjetë.
Lie Mcgrath
Karakteristikë e kroatit është se në rrëshqitjen e parë doli i dyti, por në të dytën nuk ishte në elementin e duhur dhe bie në pozitën e dhjetë.
Nga ana tjetër, Alexis Pinturault ka shënuar fitoren e 31-të në karrierën e tij.
Odermatt ruan epërsinë në renditjen e sllallomit të madh, ku ka 290 pikë, duke lënë pas Alexis Pinturault me 240 pikë, Filip Zubçiç 208 pikë etj.
Marco Odermatt
Në renditjen e përgjithshme, Pinturault merr kryesimin me 376 pikë, një më shumë se norvegjezi Alexander Aamodt Kilde, pasojnë Marco Odermatt me 340, Filip Zubçiç 234 pikë etj.
Rezultatet
1. Alexis Pinturault (Franca) 2:27,19
2. Lie Mcgrath (Norvegjia) +0,07
3. Jistin Murisier (Zvicra) +0,24
4. Marco Odermatt (Zvicra) +0,28
5. Tommy Ford (SHBA) +0,41
6. Aleksander A. Kilde (Norvegjia) +0,76
7. Alexander Scmid (Gjermania) +0,90
8. Stefan Brennsteiner (Austria) +0,91
9. Zan Kranjec (Sllovenia) +0,93
10. Filip Zubçiç (Kroacia) +0,94