Skiatori amerikan, Ryan Cochran-Siegle, shkëlqeu në supersllallomin e madh në Bormi të Italisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29,43 minutë apo me kohë më të mirë për 79 qindtat se austriaku Vincent Kriechmayr.
Norvegjezi Adrian Sejersted arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë, me kohë më të dobët për 94 qindtat se pozita e parë dhe la pas për 24 qindtat bashkëkombësin e tij Aleksander Kilden.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault udhëheq me 462 pikë, pasojnë Kilde 425, Odermatt 369, Kristoffersen 312 pikë etj.
Në renditjen e supersllallomit të madh, Caviezel kryeson me 225 pikën, i përcjellur nga Kilde 175, Kriechmayr 141, Jansrud 140, Sejersted 140 pikë etj.
Rezultatet
1. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) 1:29,43
2. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,79
3. Adrian Sejersted (Norvegjia) +0,94
4. Aleksander Kilde (Norvegjia) +1,18
5. Mauro Caviezel (Zvicra) +1,36
6. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +1,37
7. Romed Baumann (Gjermania) +1,45
8. Urs Kryenbühl (Zvicra) +1,48
9. Marco Odermatt (Zvicra) +1,50
10. Mathias Mayer (Austria) + 1,53