Skiatorja e Zvicrës, 27-vjeçarja Michelle Gisin, dëshmon rrëshqitje më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj triumfon në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Semmering të Austrisë.
Gisin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42.05 minutë, me kohën me të shpejt për 11 qindtat se austriakja Katharina Liensberger. Skiatorja e famshme amerikane, Mikaela Shiffrin, nuk arriti më shumë se në pozitën e tretë dhe me 57 qindtat e kohës më të ngadalshme se Gisin.
Petra Vlhova nga Sllovakia renditet në pozitën e tretë, por ngeci për 1 sekondë e 36 qindtat se pozita e parë.
Tre vendet e para
Vlhova kryeson me 515 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, 87 më shumë se Michelle Gisin, që zë vendin e dytë. Vlhova është gjithashtu lidere edhe në sllallom me 250 pikë, dhe Gisin është e dyta me 225.
Rezultatet
1. Michelle Gisin (Zvicra) 1:42.05
2. Katharina Liensberger (Austrua) +0.11
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.57
4. Petra Vlhova (Sllovakia) +1,36
5. Wendy Holdener (Zvicra) +1,43
6. Katharina Truppe (Austra) +1,56
7. Kristin Lysdahl (Norvegjia) +2,40
8. Maria Tviberg (Norvegjia) +2,57
9. Nina O'Brien (SHBA) +3,06
10. Katharina Huber (Austria) +3,14