Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, e ka mbrojtur titullin në Sljeme të Zagrebit.
Vlhova është fituese e sllallomit të Kupës së Botës në Sljeme të Kroacisë, e cila do të hyjë në histori si gara e parë pa spektatorë për shkak të masave të rrepta epidemiologjike.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:59,08 minuta, duke e lënë pas për 5 të qindtat e sekondës austriaken Katharina Liensberger dhe për 22 qindtat zviceranen Michelle Gisin.
Fituesja e katër garave të Sljemes, amerikanja Mikaela Shiffrin, përfundon në pozitën e katërt me 27 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë. (+0,27). Vlhova edhe vitin e kaluar e ka fituar "Mbretëreshën e Borës".
"Unë jam e lumtur për fitore", tha mes të tjera Vlhova.
Rezultatet
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:59,08
2. Katharina Liensberger (Austria) +0,05
3. Michelle Gisin (Zvicra) +0,22
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,27
5. Erin Mielzynski (Kanada) +1,40
6. Wendy Holdener (Zvicra) +1,46
7. Kristin Lysdahl (Norvegjia) +1,74
8. Lena Duerr (Gjermania) +1,91
9. Chiara MAIR (Austria) +2,42
10. Mina Holtmann (Norvegjia) +2,56
Fitueset e garës në Sljeme
2005 Tanja Poutiainen
2006 Marlies Schild
2007 Marlies Schild
2008 Tanja Poutiainen
2009 Maria Riesch
2010 Sandrine Aubert
2011 Marlies Schild
2012 Marlies Schild
2013 Mikaela Shiffrin
2015 Mikaela Shiffrin
2017 Veronika Zuzulova
2018 Mikaela Shiffrin
2019 Mikaela Shiffrin
2020 Petra Vlhova
2021 Petra Vlhova