Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës.
Skiatori amerikan Tommy Ford rrëzohet keq në garën e disiplinës së sllallomit të madh të Kupës së Botës.
Ai humbi kontrollin në fund para se të futet në cak.
Ai duke u kthyer u rrëzua, goditi tokën me kokë dhe pastaj rrethojën mbrojtëse.
Ai menjëherë humbi ndjenjat dhe u transferua me një barelë në helikopter, duke e transportuar për në spital.
Sipas informacioneve të fundit, amerikanit iu kthye vetëdija.