Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin është fituese e garës në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Flachau të Austrisë.
Shiffrin tregon formën më të mirë dhe njëherësh realizon fitoren e 44-të në sllallom dhe e katërta në Flachau.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:47,92 minuta apo me një epërsi prej 19 të qindtat ndaj austriakes Katharina Liensberger, që renditet e dyta.
Skiatoret në podium
Zvicerania Wendy Holdener renditet në pozitën e tretë me 43 të qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës.
Petra Vlhova e Sllovakisë, kryeson në sllallom me 400 pikë, pasojnë Liensberger me 360 pikë dhe Shiffrin e treta me 335 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova është në krye me 699 pikë, e dyta zviceranja Michelle Gisin 575, Shiffrin 485 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:47,92
2. Katharina Liensberger (Austria) +0,19
3. Wendy Holdener (Zvicra) +0,43
4. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,62
5. Michelle Gisin (Zvicra) +1,52
6. Camille Rast (Zvicra) +2,55
7. Chiara Mair (Austria) +2,57
8. Laurence ST. Germain (Kanada) +2,78
9. Paula Moltzan (SHBA) +2,79
10. Katharina Truppe (Austria) +2,85