Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin festoi fitoren e 68-të të saj në karrierë në Kupën e Botës.
Ajo mbrëmë triumfoi në sllallom, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Flachau të Austrisë.
Amerikanja e famshme kaloi edhe legjendën austriake Marcel Hirscher. Vetëm Lindsey Vonn dhe Ingemar Stenmark kanë më shumë fitore se Shiffrin.
Për Shiffrin, kjo është fitorja e parë e sezonit në sllallom dhe e para në këtë disiplinë që nga Linz në dhjetor të vitit 2019.
Hirscher që është larguar nga skijimi ka gjithsej 67 fitore, ndërsa Stenmark 86 dhe Vonn 82.