Austriaku Manuel Feller është fitues i garës në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Flachau të Austrisë.
Feller arriti fitoren e parë në karrierën e tij, me kohë për 1:50.27 minuta apo me kohë më të mirë për 43 për qindtat e sekondës se francezi Clement Noel, që renditet i dyti në klasifikim. Vendin e tretë e zuri fituesi i garës në Adelboden gjashtë ditë më parë, austriaku Marco Schwarz me 70 për qind të kohës më të dobët se fituesi i garës.
Feller zuri vendin e tretë pas rrëshqitjes së parë, por me rezultatin më të mirë në rrëshqitjen e dytë ai arriti të kalojë Noelin dhe norvegjezin Sebastian Foss-Solevaag.
Me këtë fitore, Feller udhëheq renditjen e sllallomit me 310 pikë, një më pak ka Schwarz dhe 32 më pak gjermani Linus Strasser, që renditet i treti.
Kryesuesi i renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës është francezi Alexis Pinturault me 718 pikë, i dyti është norvegjezi Alexander Aamodt Kilde me 560, i treti zvicerani Marco Odermatt me 501 pikë etj. Nesër sërish mbahet gara e sllallomit në Flachau.
Renditja
1. Manuel Feller (Austria) 1:50.27
2. Clement Noel (Franca) +0.43
3. Marco Schwarz (Austria) +0.70
4. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) +0.81
5. Linus Strasser (Gjermania) +1.20
6. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +1.30
7. Dave Ryding (Britania e Madhe) +1.58
8. Luca Aerni (Zvicra) +1.64
9. Alexis Pinturault (Franca) +1.77
10. Tanguy Nef (Zvicra) +1.81