Skiatorja italiane, Marta Bassino, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Ajo zuri endin e parë me kohë të kaluar për 2:11.90 minuta apo ishte më e shpejt për 80 qindtat se pozita e dytë, Tessa Worley nga Franca.
Michelle Gisin nga Zvicra renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 46 qindtat se pozita e parë dhe për 12 qindtat ishte më e mirë se sllovakja Petra Vlhova.
Lara Gut Behrami, bashkëshortja e futbollisti shqiptar nga Kosova, Valon Behrami, ish reprezentues i Zvicrës, zuri pozitën e tetë dhe me kohë më të ngadalshme për 2 sekonda e 85 qindtat se Bassino.
Renditja
1. Marta Bassino (Italia) 2:11.90
2. Tessa Worley (Franca) +0.80
3. Michelle Gisin (Zvicra) +1.46
4. Petra Vlhova (Sllovakia) +1.58
5. Federica Brignone (Italia) ++2.10
6. MIkaela Shiffrin (SHBA) +2.18
7. Ramona Siebenhofer (Austria) 2.54
8. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +2.85
9. Meta Hrovat (Sllovenia) +2.97
10. Maryna Daniel Gasienica (Polonia) +3.49