Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami, ndryshe bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, zuri vendin e dytë por mbetet për 27 qindtat larg pozitës së parë në garën e lëshimit që u zhvillua në Crans Montana të Zvicrës.
Gut-Behrami me pak fat do të arrinte në krye, mbi të gjitha është një rezultat fantastik i saj dhe fiton edhe 80 pikë të reja në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Skiatorja italiane Sofia Goggia triumfon me kohë të kaluar për 1:27,75 minuta. Në pozitën e tretë renditet italiania Elena Curtoni me kohë më të dobët për 60 qindtat se vendi i parë.
Gut - Behrami
Petra Vlhova nga Sllovakia, që udhëheq renditjen e përgjithshme, nuk arriti rezultat të mirë, duke përfunduar në pozitën e shtatë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 5 qindtat se fituesja e garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova udhëheq me 861 pikë, pasojnë Gisin 741, Goggia 654, Basinno 623, Gut-Behrami 567 pikë etj.
Në lëshim Goggia kryeson me 480 pikë, pasojnë Johnson 285, Suter 270, Ledecka 206, Gut-Behrami me 183 pikë etj.
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:27,75
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,27
3. Elena Curtoni (Italia) +0,60
4. Laura Pirovano (Italia) +0,82
5. Breezy Johnson (SHBA) +0,89
6. Jasmina Suter (Zvicra) +0,91
7. Petra Vlhova (Sllovakia) +1,05
8. Conne Suter (Zvicra) +1,10
9. Federica Brignone (Italia) + 1,26
10. Michelle Gisin (Zvicra) 1,32