Sot ishte paraparë që të mbahet gara e lëshimit në Kupën e Botës në ski, por u anulua.
Gara u parapa të mbahej në Qendrën e Skive në Kitzbuehel të Austrisë, por u anulua për shkak të motit të keq, por që do të mbahet të dielën, ndërsa gara e Super-G u shty për të hënën, kështu vendosën organizatorët e garës.
Gjatë natës, pati reshje të borës dhe të shiut, që e rënduan shtegun e skijimit.
Për të dielën dhe të hënën, parashikimi i motit është më i favorshëm, me temperatura më të ulëta dhe me mundësi me pasur më pak reshje bore.