Zvicerani Beat Feuz fiton në disiplinën e lëshimit gjatë të dielës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kitzbühel.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:55.29 minuta, duke e lënë pas për 17 qindtat Johan Clarey nga Franca.
Austriaku Matthias Mayer arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë dhe me kohë më të dobët për 38 qindtat e sekondës se pozita e parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault udhëheq me 778 pikë, i përcjellur nga Kilde 560, Odermatt 527 pikë etj.
Në lëshim Feuz kryeson me 326 pikë, i ndjekur nga Mayer 298, Clarey 217 pikë etj.
Renditja
1. Beat Feuz (Zvicra) 1:55,29
2. Johan Clarey (Franca) +0,17
3. Matthias Mayer (Austria) +0,38
4. Christof Innerhofer (Italia) +0,86
5. Romed Baumann (Gjermania) + 0,97
6. Andreas Sander (Gjermania) +1,00
7. Dominik Paris (Italia) +1,18
8. Otmar Striedinger (Austria) +1,20
9. Matthieu Bailet (Franca) +1,22
10. Daniel Hemetsberger (Austria) +1,32
10 . Marco Odermatt (Zvicra) +1,32