Lara Gut Behrami, bashkëshortja e Valonit (futbollist i mirënjohur), triumfon në garën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës.
Gut u tregua e jashtëzakonshme, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:15,63 minuta apo ishte më e mirë për 93 qindtat e sekondës se Tamara Tippler nga Austria.
Skiatorja italiane Federica Brignone renditet në vend të tretë apo me kohë më të mirë për 4 qindtat se bashkëkombësja e saj, Francesca Marsaglia.
Në renditjen e përgjithshëm të Kupës së Botës, sllovakja Vlhova udhëheq me 861 pikë, pasojnë Gisin me 743, Gut-Behrami 667 sosh etj.
Në disiplinën e supersllallomit të madh, Gut-Behrami kryeson me 245 pikë, e ndjekur nga Sutter (169), Brignonen (165), Bassino (162) etj.
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:15,63
2. Tamara Tippler (Austria) +0,93
3. Federica Brignone (Italia) +1,02
4. Francesca Marsaglia (Italia) +1,06
5. Christine Scheyer (Austria) +1,12
6. Priska Nufer (Zvicra) +1,13
7. Ricarda Haaser (Italia) +1,39
8. Marta Bassino (Italia) +1,41
9. Corinne Suter (Zvicra) +1,52
10. Kajsa Lie (Norvegjia) +1,55