Skiatori Marco Schwarz shkëlqeu në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në orët e vona të mbrëmjes në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:44,04 minuta apo për 68 qindtat e sekondës ishte më i shpejt se francezi Clement Noel.
Kryesuesi i renditjes së përgjithshme, Alexis Pinturault, përfundon në vend të tretë me kohë më të dobët për 82 qindtat se fituesi i garës dhe ishte më i shpejt për 27 qindtat se norvegjezi Sebastian Foss-Solevaagin.
Në renditjen e sllallomit, Schwarz kryeson me 489 pikë, i dyti është Foss-Solevaag me 358 pikë, ndërsa i treti është Manuel Feller me 324 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault kryeson me 860 pikë, i dyti është Marco Odermatt me 607 pikë, i treti Schwarz me 566 pikë etj.
Renditja
1. Marco Schwarz (Austria) 1:44,04
2. Clement Noel (Franca) +0,68
3. Alexis Pinturault (Franca) +0,82
4. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) +1,09
5. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +1,10
6. Albert Popov (Bullgaria) +1,54
7. Alexander Horoshilov (Rusia) +1,57
8. Manfred Mölgg (Italia) +1,58
9. Loic Meillard (Zvicra) +1,67
10. Adrian Pertl (Austria) +1,78