Dy skitarët tanë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, kanë pasur paraqitje të mirë në garën e sotme të sllallomit në Pamporovo të Bullgarisë.
Kiana zuri vendin e katërt nga 13 garuese, ku tri prej tyre nuk e përfunduan garën.
Ajo përfundoi me kohë 2 minutë, 3 sekonda e 53 të qindtat.
Në konkurrencën e meshkujve, Drini doli i shtati nga 18 garues, ku gjashtë nuk e përfunduan garën. Koha e tij pas dy lëshimeve ishte 2:03.20.
Arbi Pupovci sot ishte i pafat, pasi u diskualifikua në lëshimin e parë. Ai kishte fituar dje medaljen e bronztë, dhe pikë të reja olimpike, të cilat ia mundësuan normën olimpike Pekin 2022.