Skiatori francez Clement Noel triumfon në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Chamonix të Francës.
Clement Noel triumfon me kohë të kaluar për 1:38,58 minuta, duke e lënë pas për 16 qindtat Ramon Zenhäusern. Në pozitën e tretë renditet austriaku Marco Schwarz me kohë më të dobët për 19 qindtat se fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, francezi Alexis Pinturault kryeson me 892 pikë, i dyti është
Schwarz me 626 pikë, Marco Odermatt me 607 pikë etj.
Në renditjen e sllallomit, Schwarz kryeson me 549 pikë, përpara Norvegjezit Sebastian Foss-Solevaag me 387 pikë dhe Noel, i cili është në vendin e tretë me 373 pikë etj.
Renditja
1. Clement Noel (Franca) 1:38,58
2. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +0,16
3. Marco Schwarz (Austria) +0,19
4. Luca Aerni (Zvicra) +0,47
5. Michael MATT AVT 0,63
6. Loic Meillard (Zvicr) +0,72
7. Alexander Horoshilov (Rusia) +0,87
8. Alexis Pinturault (Franca) +0,89
9. Sebastian Foss-solevaag (Norvegjia) +0,99
10. Christian Hirschbühl (Austria) +1,20