Zviceranja Lara Gut Behrami vazhdon serinë e saj të fitoreve në disiplinën e supersllallomit të madh.
Ajo shënon fitoren e 29-të në Kupën e Botës, kësaj radhe në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë. Lara Gut Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:15,70 minuta.
Bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valoni, e la pas për 68 qindtat e sekondës norvegjezen Kajsa V. Lie.
Kanadezja Michelle M. Gagnon renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 93 qindtat se pozita e parë.
Në renditjen e përgjithshme udhëheq Vlhova me 909 pikë, e ndjekur nga Gut-Behrami me 847, Gisin 783 pikë etj.
Në supersllallom të madh Gut-Behrami udhëheq me 345 pikë, pasojnë Suter 205, Ledecka 196 pikë etj.
Renditja
1. Lara Gut Behrami (Zvicra) 1:15,70
2. Kajsa V. Lie (Norvegjia) +0,68
3. Michelle M. Gagnon (Kanada) +0,93
4. Soffia Goggia (Italia) +1,00
5. Christine Scheyer (Austria) +1,16
6. Ester Ledecka (Çekia) +1,19
7. Corinne Suter (Zvicra) +1,21
8. Priska Nufer (Zvicra) + 1,22
8 . Tamara Tippler (Austria) 1+,22
10. Tiffany Gauthier (Franca) +1,27