Milaim Kelmendi u rizgjodh edhe për katër vite president i Federatës së Skitarisë së Kosovës.
Ai zotohet se do të punojë me mish e më shpirt në realizimin e objektivave që ka para vetes.
“FSK në ambientet e Hotel Arxhena organizoi Kuvendin Zgjedhor, në një proces transparent, fer dhe demokratik, ku delegatët e pranishëm patën rastin të zgjedhin udhëheqësinë e FSK-së për mandatin e ri 4 - vjeçar.
Presidenti Milaim Kelmendi, me aklamacion pa asnjë kundërkandidat u rizgjodh edhe për një mandat si President i Federatës Skitare të Kosovës.
Nënpresident të FSK-së po ashtu u rizgjodhën Dr.Shyqri Mema dhe prof.Bujar Turjaka. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv të FSK-së u zgjodhën: Besforta Topalli Grajçevci; Bujar Turjaka; Ernest Sefaj; Genta Domi; Imer Thaqi; Muhamet Dreshaj; Naser Dedia; Shyqri Mema; Qerim Azizi dhe Xhevdet Arifi”, njofton FSK.