Norvegjezi Henrik Kristoffersen triumfon në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Chamonix të Francës.
Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:37.81 minuta, duke e lënë pas për 28 qindtat zviceranin Ramon Zenhausern.
Sandro Simonet renditet i treti me 66 të qindtat e kohës më të dobët se sa fituesi i garës.
Në renditjen e sllallomit, zvicerani Marco Schwarz kryeson me 589 pikë, Zenhauesern është i dyti me 443 pikë, norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag ka 405 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, francezi Pintaurault udhëheq me 924 pikë, pasojnë Schwarz me 666, Odermatt 607 pikë etj.
Renditja
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1:37,81
2. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +0,28
3. Sandro Simonet (Zvicra) +0,66
4. Adrian Pertl (Austria) +1,03
5. Victor Muffat Jeandet (Franca) +1,03
6. Marco Schwarz (Austria) +1,28
7. Giuliano Razzoli (Italia) +1,29
8. Manfred Mölgg (Italia) +1,31
8 . Alexis Pinturault (Franca) + 1,31
10. Kristoffer Jakobsen (Suedia) +1,38