Skiatori italian Dominik Paris triumfon në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u zhvillua në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë. Ai ka arritur fitoren e tij të 19-të në karrierë, e para e këtij sezoni.
Ishte gjithashtu fitorja e tij e parë pas një lëndimit të rëndë në gju të pësuar në janar të vitit të kaluar.
Parisi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:33.81 minuta, duke lënë pas për 37 të qindtat e sekondës zviceranin Beat Feuz dhe për 40 qindtat austriakun Matthias Mayer.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, francezi Alexis Pinturault kryeson me 924 pikë, i dyti është austriaku Marco Schwarz me 666 pikë, i treti zvicerani Marco Odermatt me 639 sosh etj.
Në lëshim Feuz udhëheq me 406 pikë, pasojnë Mayer 358,Pparis 288 pikë etj.
Renditja
1. Dominik Paris (Italia) 1:33,81
2. Beat Feuz (Zvicra) +0,37
3. Matthias Mayer (Austria)+ 0,40
4. Max Franz (Austria) +0,42
5. Christof Innerhofer (Italia) + 0,72
6. Carlo Janka (Zvicra) +1,02
7. Travis Ganong (SHBA) +1,10
8. Marco Odermatt (Zvicra) +1,12
9. Daniel Hemetsberger (Austria) +1,15
10. Johan Clarey (Franca) +1,18