Kombëtarja e Kosovës, sot mori rrugë për në Itali, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të skive, që mbahet nga data 8 shkurt e deri me 21 shkurt.
“Kombëtarja e Kosovës në Skijim u nisën për ta përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Cortina d’Ampezzo 2021 në Itali.
Republikën e Kosovës do ta përfaqësojnë Arbi Pupovci, Fiona Rusta dhe Albin Tahiri të udhëhequr nga Selektori Agim Pupovci.
Udhëheqës i rrugës është Prof. Bujar Turjaka, ndërsa doktor i ekipit Dr. Shyqri Mema.
FSK ju uron rrugë të mbarë dhe paraqitje të suksesshme në këtë kampionat”, njofton Federata Skitare e Kosovës.