Skiatori austriak, Vincent Kriechmayr, ka fituar medaljen e artë në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina D'Ampezzo të Italisë.
Ai zuri vendin e parë me një epërsi të ngushtë, me gjithsej 7 qindtat para gjermanit Romed Baumann. Kriechmayr arriti në cak me kohë 1:19,41 minuta.
Baumann u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa Alexis Pinturault nga Franca, zë vendin e tretë me kohë më të dobët për 38 qindtat se pozita e parë. Pinturault fiton medaljen e bronztë.
Kanadezi Brodie Seger i pafat përkundër rrëshqitjes së mirë, përfundon në pozitën e katërt dhe ngeci për 4 qindtat nga pozita e tretë, nga vendi ku do ta fitonte medaljen e bronztë.
Renditja
1. Vincent Kriechmayr (Austria) 1:19,41
2. Romed Baumann (Gjermania) +0,07
3. Alexis Pinturault (Franca) + 0,38
4. Brodie Seger (Kanada) +0,42
5. Dominik Paris (Italia) +0,55
6. Matthias Mayer (Austria) +0,60
7. Matthieu Bailet (Norvegjia) +0,72
8. Travis Ganong (SHBA) +0,75
9. Andreas Sander (Gjermania) +0,88
10. Beat Feuz (Zvicra) +0,93