Merr fund dominimi i skiatoreve sllovene. Me fitoren e Corinne Suter, dominimi slloven u ndërpre në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror, ku skiatorët sllovene fituan tre medalje të arta në kampionatet e fundit.
Tina Maze ishte më e shpejta në vitin 2015 në Vail, dhe Ilka Stuhec në vitin 2017 në St. Moritz dhe në atë të 2019 në Are.
Të enjten fitoi medaljen e argjendtë në supersllallom të madh, sot të artën! Është skiatorja zvicerane, 26-vjeçarja Corinne Suter.
Gut Behrami
Ajo është kampionja e re e botës në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina d'Ampezzo të Italisë.
Suter zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:34.27 minuta, duke e lënë pas për 20 qindtat gjermanen Kira Weidle. 24-vjeçarja fiton medaljen e argjendë. Vazhdon me formën brilante bashkëshortja e Valon Behramit, 29-vjeçarja Lara Gut-Behrami.
Ajo zuri vendin e tretë dhe u stolis me medalje të bronztë. Të enjten fitoi të artën, sot të bronztën, dy medalje brenda tre ditëve. Gut Behrami mbetet për 37 qindtat e sekondës nga nga fituesja e garës, bashkëkombësja e saj Suter.
Çekja Ester Ledecka mbeti një hap larg vendit të tretë përkatësisht shtatë.
Renditja
1. Corinne Suter (Zvicra) 1:34,27
2. Kira Weidle (Gjermania) +0,20
3. Lara Gut Behrami (Zvicra) +0,37
4. Ester Ledecka (Çekia) +0,44
5. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,50
5. Michelle Gisin (Zvicra) +0,50
7. Tamara Tippler (Austria) +0,54
8. Elena Curtoni (Italia) +0,83
9. Breezy Johnson (SHBA) +0,90
10 Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) + 0,99
Fituesit e lëshimit nga zviceranet në Kampionatet Botërore në lëshim
2021, Cortina d’Ampezzo (Itali): Corinne Suter
1989, Vail (SHBA): Maria Walliser
1987, Crans-Montana (Zvicra): Maria Walliser
1985, Bormio (Italia): MIchela Figini
1972, Sapporo (Japonia): Marie-Therese Nadig
1970, Val Gardena (Italia): Annerösli Zryd
1956, Cortina d’Ampezzo (Italia): Madeleine Berthod
1954, Are (Suedia): Ida Schöpfer
1948, St. Moritz (Zvicra): Heidi Schlunegger
1934, St. Moritz (Zvicra): Anny Rüegg