Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut Behrami, shton edhe një medalje të artë në vitrinat e saj.
Ajo fiton medaljen e artë në sllallomin e madh në Kampionatin Botëror qlë po mbahet në Cortina të Italisë, medalja e dytë e artë pas supersllallomit të madh dhe po ashtu ka fituar edhe të bronztën në lëshim.
Gut Behrami bëri rrëshqitje të jashtëzakonshme, duke e mposhtur amerikanen Mikaela Shiffrin, e cila në rrëshqitjen e parë ishte më e mirë. Gut arriti në cak me kohë për 2:30,66 minuta.
Gut Behrami feston
Bashkëshortja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, Gut Behrami nuk ka të ndalur, tre medalje deri me tash, dy të arta dhe një të bronztë.
Behrami doli e para me vetëm dy të qindtat e sekondës dhe u stolis me të artën, ndërsa Shiffrin me të argjendtën.
Gut - Behrami
Katharina Liensberger nga Austria renditet më vend të tretë me kohë më të dobët për 9 qindtat e kohës se vendi i parë dhe fiton medaljen e bronztë.
Renditja
1. Lara Gut Behrami (Zvicra) 2:30,66
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,02
3. Katharina Liensberger (Austria) +0,09
4. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0,73
5. Ramona Siebenhofer (Austra) +1,26
6. Maryna Gasienica Daniel (Polonia) + 1,53
7. Tessa Worley (Franca) +1,64
8. Wendy Holdener (Zvicra) +1,68
9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1,70
10. Nina O'Brien (SHBA) +1,80