Skiatorja zvicerane, Lara Gut Behrami, është në formën jetësore, brenda një jave ka fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina të Italisë.
Bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, Gut Behrami, sot fitoi medaljen e artë në disiplinën e sllallomit të madh, duke fituar garën për 2 qindtat e kohës më të mirë se amerikanja Mikaela Shiffrin.
Kur u pyet se nëse medalja e artë do të thoshte shumë, Lara Gut-Behrami, u përgjigj ndër të tjera: “Sigurisht. Padyshim është e papritur. Gjithmonë kisha një synim për të marrë një medalje në sllallomin e madh. Isha e lodhur.
Edhe sot, në fillim sot u ndjeva më e lodhur se kurrë në jetën time. Jam shume i lumtur".
Gut Behrami ka fituar të artë në supersllallom të madh, në sllallomin e madh dhe të bronztën në lëshim.