Skiatori francez Mathieu Faivre është kampion i ri i botës në disiplinën e sllallomit të madh.
Ai ka fituar me një epërsi prej 63 qindtat sekondave nga vendi i dytë, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.
Faivre zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:37,25 minuta apo për 63 qindtat ishte më i shpejt se italiani Loca De Aliprandini.
Skiatorët në podium
Skiatori italian fiton medaljen e argjendtë apo e kishte kohën më të mirë për 24 qindtat se austriaku Marco Schwarz.
Austriaku u orvat deri në pikën e fundit por nuk arriti më shumë se në pozitën e tretë, duke e fituar medaljen e bronztë.
Renditja
1. Mathieu Faivre (Franca) 2:37,25
2. Loca De Aliprandini (Italia) +0,63
3. Marco Schwarz (Austria) +0,87
4. Filip Zubçiç (Kroacia) +1,59
5. Loic Meillard (Zvicra) +1,77
6. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1,83
7. Stefan Luitz (Gjermania) +1,99
8. Adam Zampa (Sllovakia) +2,84
9. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +2,53
10. Roland Leitinger (Austria) +2,87