Skiatorja austriake, Katharina Liensberger, fitoi medaljen e artë të shtunën në disiplinën e sllallomit në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina d'Ampezzo të Italisë.
Liensberger tregoi paraqitje fantastike, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39.50 minuta apo për 1 sekondë ishte më e shpejtë se sllovakja Petra Vlhova.
Skiatorja amerikane Mikaeli Shiffrin zuri pozitën e tretë me një sekondë e 98 të qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës.
Tri vendet e para
Liensberger u stolis me medalje të artë, Vlhova me të argjendtë dhe Shiffrin me të bronztën.
Renditja
1. Katharina Liensberger (Austria) 1:39,50
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +1,00
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,98
4. Wendy Holdener (Zvicra) +2,34
5. Andreja Slokar (Sllovenia) +2,67
6. Chiara Mair (Austria) +2,75
7. Kristin Lysdahl Norvegjia) +2,94
8. Camile Rast (Zvicra) +3,09
9. Ana Bucik (Sllovenia) +3,39
10. Asa Ando (Japonia) 3,42