Norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag është kampioni i ri i sllallomit në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina d'Ambezzo të Italisë.
Norvegjezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,48 minuta apo ishte më i shpejt për 21 qindtat se austriaku Adrian Petrl.
Norvegjezi Henrik Kristoffersen arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 46 qindtat se fituesi i garës.
Foss-Solevaag u stolis me medalje të artë, ndërsa Petrl me të argjendtën dhe Kristoffersen me të bronztën.
Renditja
1. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) 1:46,48
2. Adrian Pertl (Austria) +0,21
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,46
4. Alex Vinatzer (Italia) +1,20
5. Daniel Yule (Zvicra) +1,22
6. Istok Rodesh (Kroacia) +1,36
7. Stefan Hadalin (Sllovenia) +1,50
7. Alexis Pinturault (Franca) +1,50
9. Michael Matt (Austria) +1,56
10. Armand Marchant (Belgjika) +1,74