Pas shkëlqimit në Kampionatin Botëror (dy medalje të arta: sllallom të madh e supersllallom të madh dhe një të bronztë në lëshim), që u mbajt në Cortina të Italisë, Lara Gut Behrami, bën edhe një çmenduri apo nuk është normal siç thuhet në zhargonin sportiv!
Sepse nuk ka kush i del para në muajit e fundit, fitore pas fitore, kjo është mrekulli.
Ajo fiton në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Val di Fassa të Italisë dhe aq më bukur tani është lidere në renditjen e përgjithshme. Bashkëshortja e Valon Behramit ka 29 vjeç por është në kulmin e formës!
Ramona Siebenhofer
Gut Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:23,93 apo ishte më e shpejt për 2 qindtat se austriakja Ramona Siebenhofer.
Vërtetë ishte një garë e fortë, me emocione dhe fitore tejet e ngushtë e Gut Behramit, por shumë e ëmbël.
Në pozitën e tretë renditet Corinne Suter e Zvicrës me 26 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës dhe për 7 qindtat më e mirë se Kira Widle nga Gjermania.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Lara Gut Behrami, është lidere e re, ka 1047 pikë, e ndjekur nga sllovakja Vlhova me 1018, Gisin 836, Bassino 744, Goggia 740 pikë etj.
Në renditjen e lëshimit, Goggia kryeson me 480 pikë, pasojnë Suter, 330, Johnson, 330, Gut Behrami 283 pikë etj.
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:23,93
2. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,02
3. Corinne Suter (Zvicra) +0,26
4. Kira Weidle (Gjermania) +0,33
5. Breezy Johnson (SHBA) +0,36
6. Kajsa V. Lie (Norvegjia) +0,82
7. Michele Gagnon (Kanada) +0,84
8. Laura Pirovano (Italia) +0,90
9. Michelle Gisin (Austria) +1,12
9 . Petra Vlhova (Sllovakia) +1,12