Skiatori kroat, Filip Zubçiç, ka shkaktuar senzacion në Qendrën e Skive në Bansko të Bulgarisë.
Zubçiç zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:20,62 minuta apo me kohën më të mirë për 40 qindtat se francezi Mathieu Faivre.
Është interesant se në rrëshqitjen e Faivre ishte më i shpejt për 11 qindtat se kroati por gjërat ndërruan në rrëshqitjen e dytë.

Filip Zubçiç
Kroati përmbysi epërsinë e Faivres. Austriaku Stefan Brennsteiner ka arritur në podiumi përkatësisht në pozitën e tretë me kohë më të mirë për 13 qindtat se pozita e katërt, francezi Alexis Pinturault.
Në renditjen e sllallomit të madh, Pinturault udhëheq me 490 pikë, para Zubçiç që ka 469, Odermatt 445, Meillard 277 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault kryeson me 974 pikë, i ndjekur nga Odermatt me 744, Shwarz 692, Mayer 604 pikë etj.
Renditja
1. Filip Zubçiç (Kroacia) 2:20,62
2. Mathieu Faivre (Franca) +0,40
3. Stefan Brennsteiner (Austria) +0,93
4. Alexis Pinturault (Franca) +1,06
5. Marco Odermatt (Zvicra) +1,52
6. Manuel Feller (Austria) +1,63
7. Thibaut Favrot (Franca) +1,77
8. Loic Meillard (Zvicra) +1,82
9. Stefan Hadalin (Sllovenia) +1,97
10. Marco Schwarz (Austria) +2,09