Skiatorja zvicerane, Lara Gut Behrami, edhe zyrtarisht është kampione e Kupës së Botës në disiplinën e supersllallomit të madh.
Gut Behrami ka fituar Globin e Vogël të Kristaltë. Ajo sot nuk ka arritur fitoren e tretë rresht (pas dy fitoreve në lëshim), por përfundoi në pozitën e dytë me kohë më të dobët për 59 qindtat se Federica Brignone nga Italia.
Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:14,61 minuta në garën që u mbajt në Val di Fassa të Italisë.
Lara Gut Behrami
Corinne Suter përfundon në pozitën e tretë dhe për 6 qindtat më e shpejt se pozita e katërt, Elena Curtoni.
Në renditjen e supersllallomit të madh, Gut Behrami kryeson me 525 pikë, duke e lënë pas Brignonen 323, Suter 310 pikë etj.
Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1227 pikë
2. Petra Vlhova (Sllovakia) 1042
3. Michelle Gisin (Zvicra) 892
4. Marta Bassino (Italia) 790
5. Federica Brignone (Italia) 759
6. Sofia Goggia (Italia) 740
7. Corinne Suter (Zvicra) 735
8. Mikaela Shiffrin (SHBA) 615
9. Katharina Liensberger (Austria) 497
10. Tamara Tippler (Austria) 483
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 1:14,61
2. Lara Gut Behrami (Zvicra) +0,59
3. Corinne Suter (Zvicra) +0,72
4. Elena Curtoni (Italia) +0,78
5. Francesca Marsaglia (Italia) +0,83
6. Marta Bassino (Italia) +0,86
7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,90
8. Tamara Tippler (Austria) +1,17
9. Tessa Worley (Franca) +1,49
10. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1,54