Mathieu Faivre ka arritur fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Bansko të Bullgarisë.
Francezi arriti i pari në cak me kohë të kaluar për 2:25,29 minuta, duke e lënë pas për 75 qindtat zviceranin Marco Odermatt.
Faivre si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën, ishte më i miri.
Francezi Alexis Pinturault apo kryesuesi i renditjes së përgjithshme, arriti në podium me kohën më të dobët për 81 qindtat se fituesi i garës dhe për 6 qindtat se vendi i dytë.
Në renditjen e përgjithshme, Pinturault udhëheq me 1034 pikë, pas tij është Odermatt (824), Schwarz (718) etj. ndërsa në renditjen e sllallomit të madh Pinturault kryeson me 550 pikë apo ka 25 më shumë se Odermatt , ndërsa Zubçiç është i treti me 486 pikë.
Renditja
1. Mathieu Faivre (Franca) 2:25,29
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,75
3. Alexis Pinturault (Franca) +0,81
4. Thibaut Favrot (Franca) +1,08
5. Stefan Brennsteiner (Austria) +1,14
6. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1,59
7. Loic Meillard (Zvicra) +1,80
8. Justin Murisier (Zvicra) +2,11
9. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +2,15
10. Marco Schwarz (Austria) +2,25