Skiatorja amerikane, Miakela Shiffrin, është specialiste e disiplinës së sllallomit.
Ajo sot ka shënuar fitoren e 45-të në këtë disiplinë në karrierën e saj.
Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:44,28 minuta, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Jasna të Sllovakisë.
Sllovakja Petra Vlhova renditet në vend të dytë por me kohë më të dobët për 34 qindtat se fituesja e garës apo me kohë me të mirë për 18 qindtat se pozita e tretë, zvicerania Wendy Holdener.
Në renditjen e sllallomit Vlhova kryeson me 400 pikë, pasojnë Liensberger 360, Shiffrin 335, Gisin 330 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Lara Gut Behrami, udhëheq me 1227, e përcjellur nga Vlhova 1120, Gisin 937, Bassano 790 pikë etj.
Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:44,28
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,34
3. Wendy Holdener (Zvicra) +0,52
4. Katharina Liensberger (Austria) +1,42
5. Michelle Gisin (Zvicra) +2,24
6. Ana Bucik (Sllovenia) +3,07
7. Martina Peterlini (Italia) +3,32
8. Martina Dubovska (Çekia) +3,54
9. Andreja Slokar (Sllovenia) +3,55
10. Laurence St-Germain (Kanada) +3,59