Skiatori austriak, Vincent Kriechmayr, ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë.
29-vjeçari nga Austria e Epërme festoi fitoren e tij të nëntë në Kupën e Botës, duke arritur i pari në cak me kohë të kaluar për 1:53.07 minuta apo me kohën më të mirë për 17 qindtat se zvicerani Beat Feuz. Në pozitën e tretë renditet austriaku Matthias
Mayer, i cili kishte kohën më të ngadalshme për 27 qindtat se fituesi i garës.
Në lëshim Feuz udhëheq me 486 pikë, pasojnë Mayer 418, Paris 338 pikë etj.
Rezultatet
1. Vincent Kriechmayr (Austria) 1:53.07
2. Beat Feuz (Zvicra) +0.17
3. Matthias Mayer (Austria) +0.27
4. Doninik Paris (Italia) +0.42
5. Marco Odermatt (Zvicra) +0.79
5. Max Franz (Austria) +079
7. Otmar Striedinger (Austria) +085
8. Erik Arvidsson (SHBA) +01.30
9. Johan Clarey (Franca) +1.31
10. Bryce Benett (SHBA) +1.39