Albin Tahiri zuri vendin e 23-të në garën e sotme, disiplina e sllallomit të skijimit alpin, që po mbahet në Rogla të Sllovenisë.
Tahiri fitoi 118 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, me të cilat çoi në dy numrin e rezultateve të mjaftueshme për normën Olimpike
Atij i duhet edhe një rezultat i tillë për ta fituar normën edhe në sllallom.
Javën e kaluar normën Olimpike e fitoi në sllallom të madh.