Skiatorja sllovake, Petea Vlhova, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Are të Suedisë dhe e merr kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Vlhova zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45,16 minuta apo me kohë më të mirë për 20 qindtat se austriakja Katharina Liensberger. Në vend të tretë renditet skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, e cila ngeci për 64 qindtat nga pozita e parë.
Në renditjen e përgjithshme Vlhova udhëheq me 1320 pikë, duke e lënë pas Gut – Behramin me 1256, Gisin me 1005 pikë etj.
Në sllallom Vlhova prin me 580 pikë, pasojnë Shiffrin (498), Liensberger (490) etj.
Renditja
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:45,16
2. Katharina Liensberger (Austria) +0,20
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,64
4. Wendy Holdener (Zvicra) +0,69
5. Lena Dürr (Gjermania) +1,67
6. Franziska Gritsch (Gjermania) +1,80
7. Aana Bucik (Sllovenia) +1,91
7. Michelle Gisin (Zvicra) +1,91
9. Paula Moltzan (SHBA) +2,23
10. Kristin Lysdahl (Norvegjia) 2,39