Zviceranët dominuan në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u zhvillua sot në Kranjska Gora të Sllovenisë!
Skiatori zviceran, Marco Odermatt, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:12.87 apo ishte më i shpejt për një sekondë e 6 qindtat se bashkëkombësi i tij Loic Meillard.
Është interesant, se në rrëshqitjen e parë Meillard dominoi dhe ishte për 54 qindtat e sekondës para Odermatt, që renditej i katërti, por në rrëshqitjen e dytë gjërat ndryshuan.

Marco Odermatt
Stefan Brennsteiner nga Austria zuri vendin e tretë, me kohë më të dobët për 3 qindtat se Meillard dhe me kohë më të mirë për 2 qindtat se pozita e katërt Alexis Pinturault nga Franca.
Pinturault udhëheq me 1100 pikë në renditjen e përgjithshme apo ka 31 pikë më shumë se Odermatt. Po zhvillohet luftë e ashpër për vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Renditja e përgjithshme
1. Alexis Pinturault (Franca) 1100
2. Marco Odermatt (Zvicra) 1069
3. Marco Schwarz (Austria) 718
4. Loic Meillard (Zvicra) 710
Renditja në sllallom të madh
1. Marco Odermatt (Zvicra) 625
2. Alexis Pinturault (Franca) 600
3. Filip Zubcic (Kroacia) 526
4. Loic Meillard (Zvicra) 393
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:12.87 minuta
2. Loic Meillard (Zvicra) +1.06
3. Stefan Brennsteiner (Austria) +1.09
4. Alexis Pinturault (Franca) +1.11
5. Mathieu Faivre (Franca) +1.18
6. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.33
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.34
8. Gino Caviezel (Zvicra) +1.45
9. Manuel Feller (Austria) +1.52
10. Stefan Luitz (Gjermania) +1.53